top of page
WhatsApp Image 2026-05-11 at 11.00.27 AM.jpeg
WhatsApp Image 2026-05-11 at 8.19.26 PM.jpeg

Misioni: Mes tokësores dhe Hyjnores

 Baba Hekuran Nikollari ishte në shërbim të besimit, popullit dhe kombit. Nuk mendoi kurrë për vete; gjithçka e la trashëgimi për brezat e ardhshëm. Ai mbetet shembull unik i klerikut, me vlera kombëtare, punë të kryer dhe fjalë të mbajtur.
Epoka dhe vepra e Baba Hekuran Nikollarit nuk ishte thjesht rikthim guresh dhe ndërtim muresh; ishte ringritje tempulli brenda shpirtit shqiptar. Ai nuk ndërtoi me dorë të zakonshme, por me një dorë dhe frymë Hyjnore që fjalën e shndërrojnë në vepër dhe gurin në dëshmi.
“Më gjeni një njeri mbi këtë tokë që, krejt i vetëm, të arrijë të bëjë epokë si bëri Baba Hekuran Nikollari,” thotë një nga klerikët bektashi që e njohu dhe e pa nga afër në punë. Me përkushtimin, urtësinë dhe besimin e tij të palëkundur, ai arriti të identifikojë, ndërtojë, ringjallë dhe përhapë frymën e bektashizmit në Shqipërinë e pas viteve ’90. Nëpërmjet punës së tij shumëvjeçare, Teqetë e Alipostivanit, Frashërit, Cfratit, tyrbet dhe mekamet u shëndërruan në tempuj të bektashizmit dhe kulturës. Ai i ringjalli, ndërtoi, i ktheu në vatra shpirtërore që ndriçojnë brezat..
Në frontin e veprave të tij monumentale shkëlqejnë:
•    Ndërtimi i Kompleksit monumental i Alipostivanit, i ngritur si një kala shpirtërore, ku gjendet një nga oazet më të mëdha të besimit dhe kulturës shqiptare.
•    Rikthimi në jetë i Teqesë së Frashërit, jo thjesht si godinë, por si altari i kujtesës kombëtare, ku rilindja jonë ndriçon ende.
•    Ndërtimi i teqes së Cfratit, një “parajsë” tokësore.
•    Dhjetëra tyrbe të ringritura, që u kthyen në yje të vegjël të kujtesës, duke rimarrë frymën e shenjtorëve të trevave tona.
•    Punët e komunitetit, që i dhanë jetë tokës, rrugëve, prodhimit-si një arsimim i heshtur i njerëzve përmes punës dhe nderit.
Këto vepra e tejkalojnë funksionin fetar; ato përbëjnë një epope të ndërtimit, ku feja bëhet punë, toka bëhet shpirt dhe njeriu shndërrohet në urë midis qiellit dhe dheut. Për rrjedhojë Baba Hekuran Nikollari ishte katalizatori mes tokësores dhe Hyjnores.

Let's Get
Social

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • Instagram
bottom of page