Alipostivan: Rruga me kalldrëm drejt teqesë merr formë përfundimtare
- 23 hours ago
- 1 min read
3.900 m² investim që transformon hyrjen në kompleks
Një tjetër projekt i rëndësishëm është përmbyllur në Alipostivan, ku rruga automobilistike që të çon drejt portës kryesore të teqesë është shtruar me kalldrëm në një sipërfaqe prej 3.900 metrash katrorë. Ky investim ësh
të realizuar në kuadër të vizionit të Baba Hekuran Nikollari, duke harmonizuar infrastrukturën rrugore me ansamblin arkitektonik të kompleksit.
Një hyrje dinjitoze për pelegrinët dhe turistët
Punimet kanë nisur më 10 korrik 2025 dhe kanë përfunduar më 10 maj 2026, duke krijuar një aks hyrës të strukturuar dhe estetikisht të integruar me muret mbajtëse dhe ambientin përreth. Sipas besimtarëve, kalldrëmi i ri krijon një atmosferë të veçantë mirëseardhjeje, duke i dhënë hyrjes së teqesë një dimension më dinjitoz dhe simbolik.
Tradita e gurit në funksion të vizionit
Mjeshtrat e gurit, Festim dhe Fredi Bahollari , shprehen: “Kjo rrugë nuk ishte thjesht një punë ndërtimi, por një prioritet i Baba Hekuranit. Ndihemi të vlerësuar që morëm pjesë në realizimin e saj.” Ky projekt konsiderohet si pjesë e vazhdimësisë së veprave që po realizohen nga Këshilli i Teqesë, në përmbushje të amaneteve të lëna nga Baba Hekurani.



Comments