top of page
WhatsApp Image 2026-05-11 at 11.00.27 AM.jpeg
WhatsApp Image 2026-05-11 at 8.19.26 PM.jpeg

MISIONI DHE VIZIONI 

 Frashëri: Ringjallja e memories historike

“Nëse Baba Hekuran Nikollari nuk do të kishte ndërhyrë në kohë, ndërtesat e teqesë se Frasherit do të ishin rrënuar tërësisht” - thotë çati punuesi i objekteve të teqes së Frasherit,  Ferik Koçi.

Atë që nuk e bëri shteti, e bëri një njeri i vetëm: Baba Hekuran Nikollari. Teqesë së Frashërit iu rikthye identiteti dhe funksioni i saj historik.
 

image.png

 Baba Hekurani dhe mjeshtri i njohur i çative Ferik Koçi

Kleriku që shmangu rrënimin

Kur nisën punimet në vitet 2008 - 2009, gjendja ishte dramatike: ambientet e brendshme të rrënuara shërbenin si strehë për bagëti, ndërsa hapësirat e jashtme ishin kthyer në kullota. Rruga drejt Frashërit ishte pothuajse e pakalueshme. Megjithatë, përmes një pune të palodhur dhe një vizioni të qartë, nisi një transformim i jashtëzakonshëm që zgjati me vite.

Shqipërisë i kishte mbetur vetëm emri Frashër: shtëpia-muze e Frashërlinjve jetonte në libra, ndërsa teqeja përmendej rrallë në diskurse formale akademike.

image.png

Punime në teqen  e Frashërit,2008 - 2009.Epoka e Baba Hekuranit.

Transformimi i tempullit kombëtar

Frashëri u kthye në një qendër të gjallë të kujtesës kombëtare. Historianë, studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, diaspora dhe arbëreshët e Italisë u mblodhën aty. Studentë dhe gjimnazistë vizituan vendin ku u formësua identiteti shqiptar. Mediat ndërkombëtare dokumentuan këtë transformim të rrallë.

image.png

Aktivitetet kombetare dhe jeta shpirterore
 

Epoka e Baba Hekuran Nikollarit është e lidhur pazgjidhshmërisht me rikthimin e kujtesës historike të Teqesë së Frashërit një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit kombëtar shqiptar. Me vizion, përkushtim dhe sakrificë, ai orientoi çdo energji dhe burim drejt rindërtimit të këtij tempulli të harruar.

Baba Hekurani me akademikët,Paskal Milo dhe Pëllumb Xhufi.Intelektualët përmetarë Nuri Dragoi,Kastriot Bezati dhe pinjolli i themeluesit të teqes - Nasibiut,Sabri Skënderi.

image.png

Baba Hekurani me poetin kombëtar Xhevahir Spahiu dhe intelektual te njohur

image.png

Baba Hekurani gjatë një fjalimi në Frashër 

Roli i Baba Hekuran Nikollarit ne rikthimin e dinjitetit te humbur të vatrës kombëtare ishte i shumëfishtë: drejtues, organizator, vizionar dhe novator në çdo detaj. Një përkushtim i rrallë, që shndërroi një rrënojë në një simbol. Sot, Frashëri nuk është më një kujtim. Është një realitet i gjallë. Dhe kjo është vepra e një njeriu që butakët nuk mund ta  çbëjnë.

EDITORIAL 

PËR KË BIEN KËMBANAT

Nga MSC.Ing Fejzo NIKOLLARI


“Për kë bien këmbanat?” - do të pyeste Ernest Heminguej.

…për ata që, më 25 maj 2026, në Frashër, zgjodhën të shfaqin hapur atë që deri atëherë e kishin fshehur: mohimin, mosmirënjohjen, vogëlsinë.
Për ata që harruan - ose bënë sikur harruan - njeriun që u hapi udhë. Për ata që dikur i afroheshin me përulje, ndërsa sot shmangin edhe kujtimin. Për ata që nuk patën guximin ta shihnin drejt në sy, sepse përballë kishin një figurë që nuk matet me fjalë, por me vepra. 
Baba Hekuran Nikollarin.

Këmbanat bien për heshtjen butake . Për harresën që u bë zgjedhje. Për mosmirënjohjen që mori trajtën e një nihilizmi të zakonshëm, të vogël përballë madhështisë që nuk mund ta përthithte . Dhe megjithatë Baba Hekurani  ishte aty. Në portë. I qetë. Duke parë. Jo me zemërim, por me atë qartësi që kanë vetëm ata që kanë bërë gjithçka per kombin pa kërkuar asgjë.Përballë tij, fjalë boshe . Pas tij, vepra. Ata flisnin për rrugë. Ai e kishte ndërtuar. Ata përpiqeshin të dukeshin të denjë përpara emrave të mëdhenj. Ai kishte jetuar në hijen e tyre, pa zhurmë, por me peshë.Dhe në fund, ai foli.
Shkurt.
Qartë.
Pa asnjë zbukurim:
“Me butakë nuk bëhet Shqipëria.
As nuk nderohen figurat e kombit.”
Këmbanat bien gjithmonë.
Por jo të gjithë i dëgjojnë.

image.png

Baba Hekurani ju pret te porta...

 Mes tokësores dhe Hyjnores

 Baba Hekuran Nikollari ishte në shërbim të besimit, popullit dhe kombit. Nuk mendoi kurrë për vete; gjithçka e la trashëgimi për brezat e ardhshëm. Ai mbetet shembull unik i klerikut, me vlera kombëtare, punë të kryer dhe fjalë të mbajtur.
Epoka dhe vepra e Baba Hekuran Nikollarit nuk ishte thjesht rikthim guresh dhe ndërtim muresh; ishte ringritje tempulli brenda shpirtit shqiptar. Ai nuk ndërtoi me dorë të zakonshme, por me një dorë dhe frymë Hyjnore që fjalën e shndërrojnë në vepër dhe gurin në dëshmi.
“Më gjeni një njeri mbi këtë tokë që, krejt i vetëm, të arrijë të bëjë epokë si bëri Baba Hekuran Nikollari,” thotë një nga klerikët bektashi që e njohu dhe e pa nga afër në punë. Me përkushtimin, urtësinë dhe besimin e tij të palëkundur, ai arriti të identifikojë, ndërtojë, ringjallë dhe përhapë frymën e bektashizmit në Shqipërinë e pas viteve ’90. Nëpërmjet punës së tij shumëvjeçare, Teqetë e Alipostivanit, Frashërit, Cfratit, tyrbet dhe mekamet u shëndërruan në tempuj të bektashizmit dhe kulturës. Ai i ringjalli, ndërtoi, i ktheu në vatra shpirtërore që ndriçojnë brezat..
Në frontin e veprave të tij monumentale shkëlqejnë:
•    Ndërtimi i Kompleksit monumental i Alipostivanit, i ngritur si një kala shpirtërore, ku gjendet një nga oazet më të mëdha të besimit dhe kulturës shqiptare.
•    Rikthimi në jetë i Teqesë së Frashërit, jo thjesht si godinë, por si altari i kujtesës kombëtare, ku rilindja jonë ndriçon ende.
•    Ndërtimi i teqes së Cfratit, një “parajsë” tokësore.
•    Dhjetëra tyrbe të ringritura, që u kthyen në yje të vegjël të kujtesës, duke rimarrë frymën e shenjtorëve të trevave tona.
•    Punët e komunitetit, që i dhanë jetë tokës, rrugëve, prodhimit-si një arsimim i heshtur i njerëzve përmes punës dhe nderit.
Këto vepra e tejkalojnë funksionin fetar; ato përbëjnë një epope të ndërtimit, ku feja bëhet punë, toka bëhet shpirt dhe njeriu shndërrohet në urë midis qiellit dhe dheut. Për rrjedhojë Baba Hekuran Nikollari ishte katalizatori mes tokësores dhe Hyjnores.

Le të krijojmë së bashku një hapësirë dialogu, kujtese dhe reflektimi.

  • Facebook
  • Instagram
WhatsApp Images 2026-05-11 at 11.00.27 AM.png
bottom of page